Çka e vuri në siklet “Rosario Montesin” gjatë xhirimit të serialit “Pasionet e Fshehta”?

Aktorja e njohur Zharick León, ka folur për rolin e saj të “Rosario Montes” në serialin “Pasionet e Fshehta”. Ajo në sezonin e parë kishte si dashuri të madhe më të voglin nga vëllezërit Reyes dhe tani do të ketë një lidhje me djalin e madh të Norma Elizondo dhe Juan Reyes.
Zharick, përveçse tha se ishte i mahnitur nga rëndësia që ka personazhi i saj në këtë edicion, rrëfeu se 18 vjet më parë e kishte të vështirë të regjistronte në të ashtuquajturin Bar Alcalá, përcjell portali rtv21.tv
Aktorja u shpreh se ajo, ndryshe nga personazhi i saj, është një person i turpshëm, ndaj kërcimi dhe këndimi në lokal ishte “torturë”.
“Kur më thanë gjithë këtë javë se do të regjistrojmë në një lokal, vuajta sikur nuk e keni idenë. Vuajta sepse rrobat ishin të shkurtra , vuajta sepse ishin taka të tilla, vuajta sepse duhej të kërceja sipër lokalit që ishte 60 centimetra i gjerë ose ndoshta më pak, vuajta sepse do të ishte me publikun, vuajta sepse 80% do të ishin burra, ata poshtë dhe unë lart me minifund, vuajta unë kur shkuan të gjithë aktorët”, tha ajo.
Pavarësisht frikës, Leoni pranon se pasi ndizeshin kamerat, ajo do të hynte në karakter dhe frika do të largohej. “ Një gjë magjike po ndodhte dhe kjo është ajo që ndodh me ne aktorët, që kur vesh veshjen e personazhit, vishesh, grimi, hyn si me një humor tjetër magjik”. ka thënë.
Kujtojmë e seriali “Pasionet e Fshehta” është rikthyer pas 18 vjetësh me sezonin e dytë. /21Media

Back to top button