Osmani i shqetësuar për sulmet ndaj Policisë së Kosovës: E dënojmë këtë sulm të dhunshëm!

Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani ka dënuar sulmet kundër Policisë së Kosovës në ditët e fundit, përcjell TV21. Osmani ka bërë thirrje për përmbajtje nga çdo veprim që mund të dëmtonte stabilitetin në rajon.
“I shqetësuar thellësisht nga raportimet për sulm të armatosur ndaj policisë në Zubin Potok (Kosovë). E dënojmë këtë sulm të dhunshëm dhe bëjmë thirrje për përmbajtje nga çdo veprim që mund të dëmtojë sigurinë dhe stabilitetin e rajonit tonë”, ka shkruar Osmani./21Media

Back to top button