Çka i ofron LDK-ja dhe AAK-ja Suharekës?

Në debatin “Zgjedhjet Komunale 2021” në RTV21 programin e tyre sot e shpalosën kandidatët për kryetar të komunës së Suharekës.
Bali Muharremaj nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës deklaroi se në programin e AAK-së janë përfshirë fushat më të rëndësishme.
Prioritet në programin  e AAK-së është shëndetësia pajisja e qendrave  së mjekësisë familjare me pajisjet e nevojshme dhe më të mira.

Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës për të parin e Suharekës, Ardian Shala tha se në planin  e tyre e kanë ndarë në 7 shtylla duke filluar nga shëndetësia.  Sa i përket zhvillimit janë para parë krijimin e dy zonave ekonomike.
Në planin e LDK-së për Suharekën janë paraparë të ndërtohen  3 shkolla dhe dy çerdheve.
Në garën për të parin e Suharekës në këto zgjedhje nga Lidhja Demokratike është Ardian Shala, nga Partia Demokratike e Kosovës Murtez Zekolli, nga Lëvizja Vetëvendosje Sali Zyba, kurse nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, kryetari i tanishëm, Bali Muharremaj.
Zgjedhjet Komunale në Kosovë mbahen më 17 tetor./21Media

Back to top button