Çfarë ofron Salih Zyba për Suharekën?

Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për kryetar të Komunës së Suharekës, Salih Zyba shpalosi programin e tij qeverisës në Debate Zgjedhore të RTV21.
Ai premtoi se me qeverisjen e tij do të ketë ndryshime në shtatë fusha.
“Kemi filluar me shëndetësinë dhe mirëqenien sociale sepse e konsiderojmë se është parakushti i funksionimit të të gjitha fushave të tjera jetike. Në shëndetësi do të intervenojmë me shpejtësinë e mundshme, do të ketë funksionalizm të fushave specifike në Qendrën kryesore të Mjekësisë Familjare. Do të ketë fond të veçantë për barna dhe do të kemi fond të solidaritetit”, tha ai.
Zyba premtoi rritje të cilësisë në arsim dhe hapësirë të mjaftueshme për profesionistët./21Media

 

Back to top button