Çka i tha Rama- Bidenit që e bëri të buzëqeshë në Samitin e NATO-s?

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama dhe Presidenti i SHBA-së, Joe Biden janë parë  pranë  njëri- tjetrit në Samitin e NATO-s që po mbahet në Madrid të Spanjës.
Ata janë parë shumë të afërt  dhe të buzëqeshur derisa po bisedonin.
Në Madrid ka nisur ministeriali i NATO-s, ku ndodhet edhe kryeministri Edi Rama bashkë me shefen e diplomacisë shqiptare, Olta Xhaçka dhe ministrin e Mbrojtjes Niko Peleshi.
Rama dhe bashkëshortja e tij,Linda Rama mbrëmë ishin prezentë edhe në darkën zyrtare që Mbreti Felipe VI i Spanjës dhe Mbretëresha Letizia në Pallatin Mbretëror të Madridit, pritën përfaqësuesit e vendeve në samit.
Çështjet kryesore që po diskutohen në këtë samit janë lufta në Ukrainë dhe zgjerimi i aleancës me dy vendet e reja, Finlanda dhe Danimarka./21Media
 

Back to top button