Ministria e Kulturës shpreh ngushëllime për vdekjen e Esma Mullës

Sot ka vdekur Esma Mulla, njëra prej balerinave të gjeneratës së parë të Kosovës.
Nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit(MKRS) u kanë shprehur ngushëllime familjes së Esma Mullës, miqve dhe komunitetit artistik.
“Sot humbëm një person me vlera të çmuara që kontribuoi pareshtur për artin e vallëzimit dhe teatrit në veçanti, por edhe për kulturën e vendit tonë në përgjithësi”, thuhet në shkrimin e MKRS-së në Facebook.
Esma Mulla ka qenë pjesë e Baletit në Kosovë qysh prej themelimit ndërsa me performancat e saj, ka shënuar kthesë jetike jo vetëm për baletin, por për vrullin teatror dhe rritjen e vlerave kulturore në Kosovë. Ka qenë e njohur për një mori rolesh dhe shfaqjesh si “Legjenda mbi ngadhënjimin”,”Vallja pranverore”, “Bolero dhe Shtrausiana”./21Media

Back to top button