Çka janë hemorroidet, cilat janë shkaqet dhe simptomat, tregon Dr. Imri Vishi 

“Në rastin kur përmendet termi hemorroide kjo nënkupton fryrjen, ajtjen dhe pezmatimin e venave në rektum.”, kështu ka bërë të ditur për rtv21.tv Dr. Imri Vishi, kirurg abdominal, i cili ka informuar se hemorroidet janë të jashtme dhe të brendshme.
Ai ka deklaruar se hemorroidet nuk janë të rrezikshme, por mund të jenë të dhimbshme dhe irrituese, të shoqëruara me ndjesinë e kruarjes së anusit, me djegie dhe gjakderdhje.
Kirurgu abdominal ka potencuar se hemorroidet atakojnë njëjtë të dy gjinitë dhe rreth një në 20 njerëz e ka këtë patologji, e cila është më e shpeshtë në moshën mbi 50 vjeçare.
Hemorroidet, Hemorroides
Shkaktarët
Dr. Imri Vishi ka treguar se nga çfarë shkaktohen hemorroidet, me ç’rast ka përmendur ushqimin e dobët, stresin, dehidratimin, etj.
Tensionimi i tepërt gjatë defekimit në rastet e daljes së vështirësuar (konstipacion kronik)
Qëndrimi kohëgjatë gjatë defekimit
Femrat i fitojnë gjatë shtatzanisë
Aktiviteti i ulët fizik dhe qëndrimi ulur kohëgjatë në punë
Dehidratimi
Stresi 
Ushqimi i dobët (mungesa e fibrave)
Obeziteti
Hemorroidet: Simptomat, Diagnostifikimi dhe Trajtimi - Probleme.me
Simptomat
Gjakderdhjet dhe dhimbjet janë dy nga katër simptomat e hemorroideve që ka cekur kirurgu abdominal.
Gjakderdhja e freskët e kuqe, që mbështjell fecesin
Gjakderdhja në toalet ose në letërfshirjen pas defekimit
Dhimbjet
Kruarjet
Të gjitha lajmet nga Hemorroidet
Në varësi prej shkallës së përparimit të sëmundjes, Dr. Imri Vishi ka deklaruar për rtv21.tv se inflamacioni i hemorroideve klasifikohet në 4 gradë.
Grada 1-Hemoroidet lehtë të rritura me ose pa gjakderdhje, nuk mund të shihen nga jashtë dhe nuk kërkojnë mjekim kirurgjikal.
Grada 2-Hemoriodet prolabojnë nëpër kanalin anal gjatë defekimit apo aktivitetit fizik të rritur dhe kthehen mbrapa spontanisht, në disa raste duhet bërë mjekimin kirugjik të tyre.
Grada 3-Hemoroide të shumta, të cilat prolabojnë nëpër kanalin anal dhe nuk kthehen mbrapa spontanisht, por vetëm me dorë ose intervenim të mjekut, në shumicën e rasteve kërkohet mjekim kirurgjik i tyre.
Grada 4-Hemoroidet janë vazhdimisht të prolabuara dhe nuk mund të reponohen dhe janë zakonisht të dhimbshme dhe shpesh gjakderdhin, kërkojnë mjekim kirurgjik patjetër./21Media

Back to top button