Rasti tragjik në Klinë, tre persona u arrestuan, dy u shoqëruan në Polici

Tre persona janë arrestuar, ndërsa dy të tjerë janë shoqëruar në Polici, si të dyshuar në lidhje me ngjarjen e sontme që ka ndodhur në Klinë, ku ka humbur jetën një person, ndërsa një tjetër ka mbetur i plagosur.
Policia është duke vijuar hetimet, ndërsa është bërë e ditur se personi që ka vdekur dhe i plagosuri janë vëllezër.
Rastin për vdekjen e një personi dhe plagosjen e një tjetri, për rtv21.tv e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës në rajonin e Pejës, Fadil Gashi.

Back to top button