Çka janë sëmundjet e mushkërive, cilat janë shkaqet, simptomat, tregon Dr. Shpëtim Thaçi

“Sëmundjet e mushkërive janë etnitet i patologjive të ndryshme që prekin sistemin respirator, duke ndikuar në mënyrë direkte në rrugët respiratore, indin mushkëror (parenkimen) apo qarkullimin e gjakut brenda dhe jashtë mushkërive.”, kështu ka deklaruar për rtv21.tv Dr. Sci Shpëtim Thaçi, MD PhD, i cili ka informuar se cilat janë sëmundjet më të shpeshta të mushkërive.
Si të largoni sëmundjet e mushkërive me trajtime popullore - KOHA.net
“Përqindjen më të madhe të sëmundjeve të mushkërive e zënë sëmundjet e rrugëve të frymarrjes, të tilla si Bronchiti chronic obstructiv dhe emfizema e mushkërive, sëmundjet infektive me etiologji, qoftë bakteriale, virale apo mukotike si dhe sëmundjet malinje, që viteve të fundit ka tendencë të madhe të rritjes se tyre, sidomos në vendin tonë dhe ekziston një grup i veçantë i sëmundjeve të tjera, në një numër të madh, por shumë të rrallë, që atakon mushkërinë.”, ka treguar ai.
Dr. Thaçi gjatë intervistës për rtv21.tv ka potencuar se simptomat e të gjitha sëmundjeve të mushkërive kanë një të përbashkët, e cila lidhet me frymëzënien dhe varësisht nga lloji i patologjisë, ekziston një gamë e gjerë e simptomave që lidhet me frymezënien, kollën me sekret, kollën me gjak, ethet, temperaturën, djeresitjen, gulçimin, dhimbjet e gjoksit, fishkëllimat etj.
Shenjat që tregojnë se keni probleme me mushkëri
“Po ashtu, edhe trajtimi i tyre varet në mënyrë direkte nga etniteti i sëmundjes, pasi secila nga to ka trajtim specifik dhe të veçantë.”, ka deklaruar ai.
Dr. Sci Shpëtim Thaçi ka theksuar se kryesisht numri më i madh i shkaktarëve të sëmundjeve pulmologjike lidhet me konsumin e duhanit dhe ndotësve të ndryshëm ambiental që ndikojnë në rritjen e incidencës.
Pirja e duhanit dhe kanceri i mushkerive
“Edhe vetë këshillat e uljes së numrit të sëmurëve me sëmundje të mushkërive lind në moskonsumimin e duhanit dhe dhe nga shmangia e ndotësve ambiental si dhe qëndrimi në ajër të pastër.”, ka bërë të ditur ai, me ç’rast ka shtuar se mushkëritë janë të krijuara për të marrë ajër të pastër./21Media

Back to top button