48-vjeçari qëllohet për vdekje para dyqanit të tij

Një person i plagosur me armë zjarri ka ndërruar jetë në Spitalin e Durrësit.
Nga raportimet mësohet se shtetasi me inicialet A.M, 48-vjeç nuk ka mundur t’i mbijetojë plagëve të marra.
Viktima është identifikuar si banues në Shijak. Ai u qëllua me armë zjarri përpara dyqanit të tij nga persona ende të paidentifikuar.
48-vjeçari rezulton me precedent të mëparshëm penal në fushën e narkotikëve.
Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe po punon për identifikimin dhe kapjen e autorit./vizionplus

Back to top button