Çka kemi bërë si shtet për krimet e luftës?

“Liderët politik si duket sot Reçakun e shfrytëzuan për fjalime folklorike”

Janë bërë 20 vjet nga masakra e Reçakut, kur forcat policore dhe ushtarake serbe vranë 45 civilë shqiptarë, masakër kjo e cila bëri jehonë në tërë botën dhe nxiti reagimin ndërkombëtar.

I ftuar në emisionin debatues “Click” në RTV21 ishte Ehat Miftaraj nga Instituti i Kosovës për Drejtësi i cili tha se është ofendim për viktimat e krimit në Reçak që të kemi sot fjalime nga gjithë liderët politik të cilët si duket sot Reçakun e shfrytëzuan për fjalime folklorike dhe për të treguar se nuk i frikësohen gjykatës speciale.

“Të njëjtit nuk thanë ndonjë dëshmi se janë duke punuar për të vënë drejtësi për të gjithë këto viktima të krimit jo vetëm në Reçak, por edhe në masakrat tjera që kanë ndodhur në Prekaz, në Izbicë, Gjakovë, Krushë etj”, ka thënë Ehat Miftaraj./21Media

Back to top button