Çka kërkoi Haradinaj nga Presidenti i Shqipërisë?

Kryetari i AAK-së Ramush Tahiri mëngjesin e sotëm priti në takim Presidentin e Shqipërisë, Ilir Metën.
Haradinaj kërkoi mbështetjen e Metës për linjën hekurudhore që do ta lidhte Prishtinën dhe Durrësin.
“Folëm hapur për projektet e përbashkëta me interes të dy vendeve tona dhe kërkova mbështetjen e Presidentit për linjën hekurudhore që do ta lidhte Prishtinën dhe Durrësin, krijimin e një sistemi të përbashkët mbrojtës për ndihmë të ndërsjellë në situata të jashtëzakonshme e emergjente si dhe krijimin e lehtësirave për të mundësuar shtetësinë shqiptare për të gjithë shqiptarët kudo që janë. Njëkohësisht shfrytëzova rastin që Presidentit Meta dhe Popullit Shqiptar tu uroj Ditën e Flamurit dhe Pavarësisë së Shqipërisë”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.
Meta sot u takua edhe me kryetarin e Kuvndit të Kosovës, Glauk Konjufcën dhe kryetarin e PDK-së Memli Krasniqin./21Media

Back to top button