Çka nuk guxojnë të transmetojnë mediat sot
Mediat mund të ndëshkohen me ritransmetimin e materialit që ka të bëjë me fushtë politike
Në një konferencë për media Blerand Stavileci nga PDK, ka shkelur heshtjen zgjedhore duke bërë thirrje të votohet subjekti përkatës dhe duke treguar statistika nga koalicioni i tyre.
Nga Komisioni i Pavarur për Media (KPM), Adnan Merovci tha se heshtja zgjedhore edhe sot duhet të vazhdohet.
Ai në një intervistë për RTV21 tha se mediat që janë Live- drejtpërdrejt janë ligjitime, të cilat tregojnë një ngjarje dhe publiku ka interes ta përcjell atë ngjarje.
Merovci theksoi se këtu janë dy aktër të rëndësishëm mediat dhe subjektet politike dhe një ligj për mbarvajtjen e zgjedhjeve.
“Aktiviteti politik i certifikuar mund t’i thërras elektoratin edhe duhet t’i thërras”, theksoi Merovci nga KPM. Mirëpo ai deklaroi se Neni “Ndalimlimi i përfshirjes në media”, ligji thotë se asnjë person apo medium nuk transmeton apo publikon çfarëdo materiali që i takon aktivitetit të fushatës.
“Nuk është shkelje nëse bën thirrje me dalë në zgjedhje mirëpo, nëse fton për një subjekt atëherë bëhet shkelje edhe mediat ndëshkohen mirëpo, nëse është drejtpërdrejt atëherë përgjigjësit nuk bien mbi mediet”, deklaroi Merovci.
Ritransmetimi i materialit që ka të bëjë me fushatë politike paraqet shkelje të ligjit, tha ai./21Media