Jahjaga: Këto zgjedhje janë dëshmi e demokracisë
Atifete Jahjaga obligimin e saj si qytetare e kreu në sallen 1 Tetori në Prishtinë
Ish-presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga,ka hedhur votën e saj.Jahjaga njëherit ju bëri thirrje të dalin sa më shumë në zgjedhje ngase sipas saj këto zgjedhje janë dëshmi e demokracisë.
Ajo tha se shpreson të përcjellen afatet kohore kushtetuese dhe të shkoje deri në fund mandati i qeverisë.
Ish-presidentja obligimin e saj si qytetare e kreu në sallen 1 Tetori në Prishtinë.