Çka po feston Era Istrefi?
Këngëtarja Era Istrefi ka udhëtuar drejt Anglisë, ku është takuar me motrën e saj, Nitën, e cila prej vitesh jeton atje.
Nga atje, këngëtarja ka postuar fotografi në llogarinë e saj në Instagram, ku numëron mbi 1 milion ndjekës.
Krahas fotografisë, Era ka shkruar se po feston për ditëlindjen e motrës.

Sa i përket projekteve muzikore, Era ka kohë që nuk ka publikuar ndonjë këngë të re.
“No Maybes” mbetet projekti i fundit muzikor nga Era Istrefi në bashkëpunim me Ilkay Sencan dhe Arash./21Media