Kaloni te përmbajtja kryesore

Ekzekutohen 100 eurot për studentët

Ministri në detyrë i Financave, Hekuran Murati, ka njoftuar se janë ekzekutuar shtesat prej 100 euro për studentët.

Murati ka thënë se komisioni verifikues sot ka finalizuar dhe dorëzuar listën e studentëve që janë kualifikuar për mbështetjen e njëhershme me 100 euro.

“Sot është bërë ekzekutimi i pagesave për studentët përfitues në kuadër të Pakos për Përballje me Inflacionin 2.0. Pas pranimit të verifikimeve të nevojshme nga institucionet e arsimit të lartë, komisioni verifikues sot ka finalizuar dhe dorëzuar listën e studentëve që janë kualifikuar për mbështetjen e njëhershme me 100 euro”, ka njoftuar Murati.

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button