Çka po ndodh me (mos)liberalizimin e vizave!

Para përfundimit të këtij viti Këshilli i BE-së do të marrë vendim për liberalizmin e vizave për Kosovën. Kështu deklaroi dje,  (16 nëntor), Shef i zyrës së BE-së në Kosovë, Tomas Szunyog,
“Kam besim të plotë se do të merret një vendim nga Këshilli për vizat para përfundimit të këtij viti. Shpresojmë se kjo do të ndodhë dhe atëherë do ta heqim një problem nga tavolina”, tha Szunyog, të mërkurën në Prishtinë.
Megjithatë dje lajme të mira sa i përket kësaj çështje nuk erdhën nga  Brukseli.  Pasditen e 16  nëntorit skadoi afati për vendet e BE-së që me të ashtuquajturën procedurë të heshtur, t’i paraqesin vërejtjet e tyre në propozimin e Çekisë për liberalizimin e vizave për Kosovën.
Nga burimet diplomatike të REL në Bruksel mësohet se “së paku dy shtete” e ndërpernë këtë procedurë dhe penguan që propozimi të marrë dritën e gjelbër.
Propozimi i Çekisë, vend që aktualisht udhëheq Presidencën e BE-së, ishte që hyrja në fuqi e liberalizimit të vizave për Kosovën të lidhej me funksionalizimin e sistemit të udhëtimit ETIAS, siç kërkoi Franca, por njëherësh të caktohej edhe data e fuqizimit të vendimit: “jo më vonë se 1 dhjetori i vitit 2023”.
Gjithmonë sipas burimeve thonë se situata e krijuar nuk do të thotë se propozimi çek nuk do të kalojë as në të ardhmen.
Tani pritet që Presidenca çeke, në takime dypalëshe me vendet që paraqitën vërejtje, t’i sqarojë disa çështje teknike.
Sipas burimeve, po ashtu synohet që propozimi të kalojë në nivel më të lartë, atë të ambasadorëve, para fundit të këtij viti./21Media
 

Back to top button