Abdixhiku në SHBA, kërkon që Bondsteel-it të jetë bazë ushtarake e përhershme

Kërkoi mbështetjen e Kongresit

Në takimet e shumta në Kongres, kryetari i LDK u prit edhe nga Kongresmeni Demokrat Dutch Ruppersberger. Abdixhiku e uroi për rizgjedhjen në mandatin e ri kongresmenin Ruppersberger.
Abdixhiku me këtë rast kërkoi mbështetjen e Kongresit për shndërrimin e bazës amerikane të Bondsteel-it në bazë ushtarake të përhershme.
“Kongresmeni Ruppersberg ka përkushtim të madh për rrugëtimin e Kosovës drejt familjes euroatlantike. Kontributi i tij në këtë drejtim do të jetë jetik për të ardhmen e sigurisë së popullit tonë”, ka thënë Abdixhiku.
I pari i LDK-së ftoi kongresmenin Dutch Rulpersberger për vizitë në Kosovë./21Media

Back to top button