Çka premtojnë partitë politike për shëndetësinë?

 

Sonte në debatin zgjedhor të RTV21 kandidatet për deputete në zgjedhjet e 14 shkurtit folën për prioritetet e tyre në shëndetësi, në kohën e  pandemisë.

Filloreta Berisha nga Lidhja Demokratike e Kosovës tha se se prioritet i tyre janë qytetarët dhe shëndeti i tyre, shkruan rtv21.tv

Besa Ismaili nga Partia Demokratike e Kosovës deklaroi se nuk ka prioritet mbi prioritet sesa vaksinimi, derisa theksoi se kanë stafin dhe vizionin që ta rimëkëmbin sektorin e shëndetësisë.

Florentina Gjergjaj nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës tha se AAK do te investojë në rritjen e buxhetit të shëndetësisë, në infrastrukturë shëndetësore, si dhe në rritje të të ardhurave për stafin shëndetësor.

Ndërkaq, Albulena Balaj-Halimaj nga Nisma Socialdemokrate u shpreh se do t’i sigurojnë vaksinat kundër Covid-19 shumë shpejt.

Ndërkaq, Fatmire Mulhaxha-Kollçaku u shpreh se fokus kryesor është financimi i qëndrueshëm dhe menaxhimi i mirë në shëndetësi./21Media

Back to top button