Çka pritet të përfitojnë bizneset në Drenas

Në kohën kur bizneset tash e dy vjet po përballen me krizën për shkak të pandemisë Covid-19, Komuna e Drenasit ka premtuar subvencione për bizneset e vogla dhe start-up bizneset.
Komuna e Drenasit për portalin rtv21.tv ka thënë se në kuadër të përkrahjes së bizneseve, gjatë këtij mandati do të subvencionojnë bizneset e vogla dhe start-up bizneset me rreth 150 mijë euro.
“Me qëllim të zhvillimit të qëndrueshem ekonomik, fokus të veçantë do t’i kushtohet hartimit dhe realizimit të politikave zhvillimore, marrja e masave sa më të përshtatshme për të nxitur më tutje zhvillinin e përgjithshëm ekonomik të Komunës së Drenasit, krijimin e kushteve sa më të favorshme, infrastrukturë dhe mjedisi sa më të përshtatshëm për zhvillim të ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme për një zhvillim sa me të qëndrueshëm”, thuhet në përgjigjen e Komunës për rtv21.tv.
Përveç kësaj, komuna e Drenasit në kuadër të lehtësimit Komuna e Drenasit ka thënë se gratë që udhëheqin biznese do të lirohen nga taksa komunale.
“Po ashtu do të kemi edhe bashkëpunime më organizatat vendore dhe ndërkombëtare për t’i përkrahur biznese si me HEPL, Women for Ëomen, Eu Office in Kosova, USAID, UNDP, GIZ, Helvetas/Progami Demos jica/Japan, Tika, Sida dhe organizata të tjera. Në kuadër të lehtësimit të përkrahjes së bizneseve, grat që udhëheqin biznese, lirohen nga taksa komunale për tri vjet”, ka konfirmuar Komuna./21Media

Back to top button