Kaloni te përmbajtja kryesore

“Çka them unë ka mu ba këtu”, paraburgim për burrin që e kapi për flokësh gruan e tij

 
Gjykata Themelore në Ferizaj, ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Ferizajt, për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit R.Gj. për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale dhunë në familje.
Gjykata ka caktuar masën e paraburgimit prej një muaji, për R.Gj. i cili dyshohet se e kapi për flokësh gruan dhe ia theu telefonin.
Në komunikatë thuhet se “pas mbajtjes së seancës dëgjimore dhe analizimit të shkresave të lëndës, gjyqtari i procedurës paraprake i Divizionit Penal – Shabi Idrizi, ka vërtetuar faktin se ekziston dyshimi i bazuar mirë, se pandehuri më 31.05.2021, deri  sa e  dëmtuara –bashkëshortja e tij – M.F. ishte  duke  e përgatitur  një festë familjare  për  e  djalin  e tyre dhe ka qenë duke  biseduar  me telefon me kunatën e  saj, i pandehuri i vërsulet dhe i thotë se; “çka them unë ka mu ba këtu“  dhe  i bërtet duke i thënë se me kënd po flet në telefon me një sjellje arrogante, duke e kapur për flokët, e pas  kësaj ia kapë telefonin të dëmtuarës dhe ja hedhë për dysheme dhe e  then. Pas këtyre veprimeve i pandehuri duke vërejtur se viktima ka kërkuar ndihmë përmes dritares nga një fqinjët e tyre, largohet nga shtëpia në drejtim të panjohur. Ndërsa viktima pas intervistimit  nga policia me kërkesën e saj është vendosur në shtëpinë e kunatit të saj”.
Tutje në njoftim thuhet se më 08.07.2021, është njoftuar përmes pikës kufitare Vërmicë se i pandehuri ka rezultuar i kërkuar dhe është ndaluar në ketë pikë kufitare.
Gjyqtari i procedurës paraprake, kërkesën e prokurorit të shtetit për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit, e ka aprovuar si të bazuar konform dispozitave të KPPRK-së, dhe të njëjtit i është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej një muaj./21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button