Kaloni te përmbajtja kryesore

Çka u diskutua në takimin e opozitës

Në takimin e sotëm të tre liderëve të opozitës është diskutuar për pandeminë dhe zgjedhjet lokale. Ndër të tjera është diskutuar edhe letra dërguar kryeministrit Albin Kurti për shkurtim të fushatës zgjedhore për të cilën ai nuk iu është përgjigjur LDK-së.
Zëdhënësi i PDK-së, Faton Abdullahu për portalin rtv21.tv ka treguar se çfarë është diskutuar.
“Kryetari Krasniqi ka diskutuar me z. Abdixhiku dhe z.Haradinaj për fillimin e sesionit vjeshtor të Kuvendit të Kosovës dhe për nevojen që të këtë diskutim për çeshtjet aktuale, përfshire çështjen e pandemisë, duke u nisur edhe nga qëndrimi që ai ka shprehur edhe në letrën dërguar Kryeministrit Kurti”, ka thënë Abdullahu.
Kreu i LDK-së, Lumit Abdixhiku i ka ftuar partitë politike që fushta e zgjedhore nga 30 ditë të shkurtohet në 10 ditë. Kësaj ftese iu është përgjigjur pozitivisht kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi duke theksuar se shëndeti i qytetarëve është në rend të parë, ndërsa kreu i i AAK-së, Ramush Haradinaj ka thënë se fushata duhet të shkurtohet në pesë ditë, duke e marrë parasyshë situatën me pandeminë. Ndërsa, VV-ja nuk i është përgjigjur letrës së LDK-së. Nga VV-ja është hedhur ideja e mundësisë së shtyerjes së zgjedhjeve lokale të cilat janë paraparë të mbahen më 17 tetor./21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button