Clark: Aktakuzat e Speciales pengojnë ecjen përpara të Kosovës

 

Ish-komandanti Suprem i Forcave të Armatosura të NATO-s, gjenerali Wesley Clark, tha se propozim-aktakuzat e Gjykatës Speciale, e pengojnë ecjen përpara të Kosovës.

Clark, i cili kishte udhëhequr fushatën e bombardimeve, ndaj caqeve serbe në vitin 1999, në një intervistë për televizionin publik ka deklaruar se nuk ka pasur kurrë ndalesë të përpjekjeve për të vënë pengesa në rrugën e Kosovës drejt përparimit”.

Presionet dhe përpjekjet për ta nënçmuar Kosovën nuk janë ndalur kurrë”, deklaroi gjenerali.

Sa i përket aktakuzave të Gjykatës Speciale, gjenerali Clark deklaroi se nuk e ka idenë nëse ato janë të vërteta apo jo, megjithatë, sipas tij, shihet se është një “vazhdimësi e aktiviteteve që është mjaft e dukshme edhe 20 vjet pas”.

Back to top button