Clark krenar me Kosovën

(Lajm i përditësuar)

Hovenier: Albright ishte e gatshme për t’u përballur me agresionin, pasi ishte e palëkundur në parimet e saj
Angazhimi për avancimin e të drejtave të grave dhe paqen nga ish-sekretarja amerikane e Shtetit, Madeleine Albright është vlerësuar të shtunën në Forumin për Gratë, Paqen dhe sigurinë.
Në panelin e diskutimit për mësimet nga Albright, ambasadori i ShBA-së, Jeffrey Hovenier, tha se ajo ishte e përkushtuar ndaj rajonit tonë që gjitha etnitë dhe fetë të jetonin në paqe dhe siguri.
“Kjo flet për përkushtimin e saj ndaj rajonit për gjithë njerëzit të të gjitha etnive dhe feve që mund të jetonin në paqe e siguri. Gjithashtu, edhe për gatishmërinë e saj për t’u përballur me agresionin, pasi ishte tejet e palëkundur në parimet e saj”, tha ai.
Clark krenar me Kosovën
Ish-gjenerali amerikan Wesley Clark tha se se është krenar me progresin që ka bërë Kosova. Ai këto deklarata i bëri në Forumin Ndërkombëtar për Gratë, Paqen dhe Sigurinë
“E mirëpres edhe mundësinë që të bëheni pjesë e BE-së dhe NATO e ndoshta më së shpejti e Këshillit të Evropës. Jam shumë mirënjohës për miqësinë e Kosovës dhe personalisht sa herë vij në Kosovë jam shumë krenar për hapat që i keni bërë në demokratizim dhe zhvillim ekonomik. Jam shumë krenar për krejt çfarë po bëni për njëri-tjetrin për demokracinë në Evropë”, tha Clark.
Në Prishtinë sot dhe nesër do të mbahet Forumi Ndërkombëtar për Gratë, Paqen dhe Sigurinë, i cili organizohet nga Zyra e Presidentes së Republikës së Kosovës dhe Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, mbështetur nga EULEX-it.
Në kuadër do të zhvillohen 16 panele, në të cilat do të diskutohet çështje të ndryshme që lidhen me ndryshimin e arkitekturës së sigurisë, përfaqësimin e grave, të rinjtë dhe përballje e tyre me të kaluarën, rolin e parlamenteve, drejtësinë tranzicionale, rolin e medias dhe të shoqërisë civile, dhunën ndaj grave, ndryshimet klimatike dhe fuqizimi ekonomik i grave, gratë në sektorin e sigurisë dhe atë të teknologjisë informative etj.
Ai po ashtu shprehi falënderime që forumi po i dedikohet ish-sekretares amerikane, Madeleine Albright.
Kurti: Kur vjen puna te siguria, populli u beson grave aq sa burrave

Pjesëmarrja e grave në institucionet e sigurisë, garanton suksesin e Kosovës. Kështu deklaroi kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në Forumin Ndërkombëtar për Gratë, Paqen dhe Sigurinë i cili po mbahet në Prishtinë.
“Gratë dhe vajzat e Kosovës kanë sakrifikuar shumë kanë qenë viktima dhe luftëtare, kanë kontribuuar në kategori të ndryshme dhe kanë kontribuuar në demokratizimin. Gratë kanë udhëhequr jo vetëm politikat por njerëzit i besojnë grave po aq sa burrave kur vjen puna të siguria”, tha Kurti.
Ai shtoi se kur bëhet fjalët për çështjet e sigurisë, qytetarët e institucionet kanë caktuar si komandante Supreme, presidenten Vjosa Osmani.
Kurti po ashtu deklaroi se numri i grave dha vajzave që shërbejnë në FSK e në Policinë e Kosovës është substancial por edhe duhet të rritet tutje.
“Nuk ka garanci më të madhe për paqen dhe sigurinë, përveç se të realizohet nga gratë dhe burrat së bashku por edhe s’ka alternativë tjetër. Është garancia më e madhe, më e drejtë dhe më e fuqishme e mundshme. Më shumë gra në FSK nënkupton promovim dhe realizim më të mirë të të drejtave të njeriut por edhe të pakicave”.
Blinken për luftën në Kosovë: Ne fituam se aleanca ishe e bashkuar dhe kauza ishte e drejtë

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, në hapje të edicionit të parë Forumit për Gratë, Paqen dhe Sigurinë, i cili fillon punimet sot në Prishtinë,  tha se ky forum i organizuar nga Presidentja Vjosa Osmani  bashkon dy gjëra të cilat i kishte për zemër Sekretarja Madeleine Albright: popullin e Kosovës dhe fuqizimin e grave.
Ai tutje tha se lufta në Kosovë u fitua pasi që kauza ishte e drejtë.
“Lufta në Kosovë ishte një përballje mes vrasjeve barbare dhe forcës së nevojshme, ndërmjet mostolerancës së dhunshme dhe respektimit të të drejtave të njeriut, mes tiranisë dhe demokracisë. Ne fituam sepse aleanca jonë ishte e bashkuar dhe e fortë. Më e rëndësishmja, ne ia dolëm sepse kauza jonë ishte e drejtë dhe për shkak të popullit të Kosovës”,  tha Blinken duke cituar fjalët e ish-sekretares amerikane, Madeleine Albright.
Ndërkohë ai falënderoi Osmanin për organizimin e këtij forumi.
Ai përmendi edhe gratë iraniane të cila po protestojnë me kauzën e tyre kundër shtypjes, gratë  kubaneze të cilat po protestojnë që të reskeptohen të drejtat e njeriut.
Ndërkohë u ndal edhe të lufta në Ukrainë, duke cituar një mendim të Albright.
“Ajo na kujtonte vazhdimisht rëndësinë e qëndrimit përballë tiranëve dhe provokuesve, sikurse edhe të parandalimit që vendet me përdorim të forcës të rishkruajnë kufijtë e një tjetri dhe për të mbrojtur parimet e Kartës së OKB-së dhe të drejtës ndërkombëtare“, tha ai.
Osmani vlerëson kontributin e grave kosovare: Secila largoi një gur drejt barazisë

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani në Forumi Ndërkombëtar për Gratë, Paqen dhe Sigurinë tha se secila grua kosovare largoi një gur nga rruga drejt barazisë.
“Historia e Kosovës është histori e secilën grua e cila ka largu një gur nga rruga drejt barazisë. Gratë të cilat janë ballafaquar me rezistencën , me protestat në të 90-tat , që kanë marrë edhe armë për ta mbrojtur këtë vend, gratë që kanë marrë pjesë për bisedimet për paqe, gratë që i kanë mbijetuar dhunës seksuale… Ma vjen mire që kem mbledh gra e burra nga çdo kënd i botës. Përpjekja është të sigurohemi që sfidat me të cilat përballemi të tejkalohen”, deklaroi Osmani.
Ajo përmendi luftën në Ukrainë, protestat në Iran. Osmani tutje tha se gratë po diskriminohen e të drejtat e grave po diskriminohen edhe në demokraci.
“Shohim në Ukrainë, në Iran, Kubë etj që mundësia që grave t’iu dëgjohet zëri po luftohet brutalisht, po diskriminohen. Realiteti sfidues është që të drejtat e grave jo vetëm testohen, keqpërdoren dhe lihen anash nga regjimet autokratike, por këto të drejta po sfidohen edhe në demorkaci, nga ngritja e rasteve të dhunës në familje, deri tek gratë që gurëzohen për vdekje, vetëm se kërkojnë të drejtat themelore njerëzore. Mund të them se realiteti është i errët dhe nuk mund të fshihemi”, u shpreh ajo.
Ajo u zotua se do të punohet ditë e natë për barazinë.
Sot nis Forumi për Gratë, Paqen dhe Sigurinë
Me iniciativë të presidentes së Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, sot dhe nesër në Prishtinë i zhvillon punimet Forumi Ndërkombëtar për Gratë, Paqen dhe Sigurinë, një organizim i pari i këtij lloji në historinë e Kosovës.
Forumi organizohet në bashkëpunim me zëvendëskryeministren dhe Ministren e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla Schëarz dhe mbështetet nga partnerë vendorë dhe ndërkombëtarë.
Sipas komunikatës së Presidencës, në edicionin e parë të tij, WPS, pritet të grumbullojë mbi 400 pjesëmarrës, nga vende të ndryshme të botës, në fokus të të cilit do të jetë trajtimi i çështjeve që ndërlidhen më gratë, paqen dhe sigurinë.
“Në këtë Forum, pritet të marrin pjesë liderë botërorë, ekspertë, akademikë, përfaqësues të shoqërisë civile, të rinj dhe përfaqësues nga grupe të tjera të interesit. Forumi synon të diskutojë jo vetëm sfidat në përballje me paqen dhe sigurinë globale, por edhe trajtimin dhe zgjidhjet eventuale. Ndryshe, WPS është Forum, i cili paraqet një nga zotimet e institucioneve të Republikës së Kosovës për Samitin për Demokraci, të organizuar nga presidenti i SHBA-ve, Joe Biden”, thuhet në komunikatë.
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka thënë se temë e këtij forumi do të jetë ndërtimi i aleancave për paqe të qëndrueshme.
“Temë e edicionit të parë të Forumit Ndërkombëtar për Gratë Paqen dhe Sigurinë do të jetë ndërtimi i aleancave për paqe të qëndrueshme, me të cilën synojmë të reflektojmë mbi sukseset si dhe sfidat e agjendës të Rezolutës 13/25. Forumi është edhe platformë për rritjen e ndërgjegjësimit për nevojë për të njohur dhe promovuar aftësitë e grave e vajzave, për të kontribuar në mënyrë thelbësore në proceset e paqes dhe të sigurisë”, theksoi ajo.
Presidentja e vendit duke dhënë detaje para fillimit të këtij forumi, tha se paqja dhe siguria e grave janë shtylla qendrore të vizionit të Kosovës.
“Ky forum synon të përcjellë qartë mesazhin se paqja dhe siguria e grave janë shtylla qendrore të vizionit të Kosovës për paqe të qëndrueshme në nivel lokal, rajonal si dhe global. Edicioni i parë i forumit do t’i kushtohet trashëgimisë të ish-sekretares amerikane Madeleine Albright, mikes së madhe të Kosovës, e cila iku në amshim muaj më parë… Forumi do të grumbullojë 126 folës nga 33 shtete të botës nga të gjashtë Kontinentet dhe mbi 400 pjesëmarrës”, tha ajo.
Në kuadër të forumit do të mbahen 16 panele, ndërsa hapja zyrtare do të jetë nesër në orën 9:00 në Prishtinë./21Media

Back to top button