“Toka e Shpirtrave të Trazuar” shfaqet në Forumin e Grave, Paqes dhe Sigurisë

Përveç panelit të diskutimit Artpolis do të prezantojë edhe shfaqjen teatrore “Toka e Shpirtrave të Trazuar” në Forumin e Grave, Paqes dhe Sigurisë (ËPS) – iniciativë e Presidentes Vjosa Osmani Sadriu.
Shfaqja “Toka e Shpirtrave të Trazuar”, me regji të Zana Hoxhës, do të prezantohet më 23 tetor, 2022 nga ora 20:00-21:10 në Klan Arena.
“Toka e Shpirtrave të Trazuar”, është një performancë e bazuar në poezitë e Shqipe Malushit, të cilat evokojnë kujtimet tona kolektive për mungesën e paqes dhe përballjen me luftën dhe konfliktin si një gjendje konstante për shoqërinë kosovare ndër shekuj e në veçanti ndikimin e saj në traumat tona ndër gjenerata”, përshkruhet shfaqja.
Në shfaqje luajnë: Donikë Ahmeti, Kushtrim Qerimi, Qendresa Kajtazi, Blend Sadiku, Zhaneta Xhemajli, Kaltrinë Zeneli, Edlir Gashi./21Media

Back to top button