Clinton: Ka qenë nder të punoj me shqiptarët
Ish-presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Bill Clinton e vizitoi Shqipërinë.
Ai u prit me një ceremoni madhështore nga kryeministri i Shqipërisë Edi Rama.
Clinton u nderua me medaljen “Ylli i Mirënjohjes për Arritjet Publike”.
Ish-kreu i Shtëpisë së Bardhë tha se ka qenë nder se ka qenë nder të punonte krahas shqiptarëve përgjatë viteve.
“Faleminderit nga zemra Kryeministrit Edi Rama dhe popullit të Shqipërisë për një mbrëmje që nuk do ta harroj kurrë. Ka qenë nderi im që punoj me ju për kaq shumë vite për të forcuar lidhjet e miqësisë midis vendeve tona dhe për të ndërtuar një botë më të mirë për të gjithë”, shkroi ai.
My heartfelt thank you to Prime Minister @ediramaal and the people of Albania for an evening I will never forget. It has been my honor working with you for so many years to strengthen the bonds of friendship between our countries and build a better world for all. pic.twitter.com/Ie15cwkC5r
— Bill Clinton (@BillClinton) July 4, 2023