Imri Ahmeti rizgjedhet kryetar i LDK-së në Lipjan

Imri Ahmeti është rizgjedhur kryetar i degës së Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), dega në Lipjan.

Ahmeti e drejton Lipjanin duke fituar përmes kësaj partie.

Vetë dega e kësaj partie në Lipjan ka njoftuar për këtë rizgjedhje.

“Imri Ahmeti rikonfirmohet kryetar i Degës së LDK-së në Lipjan”, thuhet në njoftim.

Kreu i partisë, Lumir Abdixhiku e uroi Ahmetin përmes një postimi në “Facebook”.

“1978 pjesëmarrës në zgjedhjet në Lipjan. Mbi 40% gra të zgjedhura në Kryesi. 1 kampion dhe një ekipë e shkëlqyeshme. Imri Ahmeti urime dhe për katër vite të tjera. Mobilizimi i degës sonë në Lipjan, shpresë për të ardhmen e gjithë Lidhjes”, ka shkruar Abdixhiku./21Media
Back to top button