Çmime të reja të derivateve të naftës

1 min read

Notice: Trying to get property 'post_excerpt' of non-object in /home/rtv21new/public_html/wp-content/themes/newsphere-pro/inc/hooks/hook-single-header.php on line 65

 

Komisioni Rregullator për Energjetik në Maqedoninë e Veriut vendosi që nga sonte në mesnatë çmimet e derivateve të naftës të lirohen.

Benzina do të lirohet për gjysmë denarë ndërsa dizeli për 1.5 denarë.

Nga mesnata një litër Eurosuper BS-95 do të shitet për 59.50 denarë ndërsa Eurosuper BS-98 do të shitet për 61.50 denarë për litër.

Ndërkaq dizeli do të lirohet për 1.5 denarë dhe një litër do të shitet për 50.50 denarë.

Për 1 denarë do të lirohet edhe çmimi i vajit ekstra të lehtë për amvisëri dhe një litër do të shitet për 50.5 denarë./21Media