Çmimet e konsumit janë ngritur në vitin 2018

Buka dhe drithërat janë rritur në çmim

Agjencia e Statistikave të Kosovës ka publikuar indeksin e harmonizuar të çmimeve të konsumit për vitin 2018, ku thuhet se çmimet ishin më të larta në një mesatare prej 1.1 përqind, krahasuar me vitin 2017.

Kjo kryesisht është shpjeguar me rritjen e çmimeve të konsumit te përdorimi i pajisjeve për transportin personal prej 6.7% me një ndikim prej 0.5 për qind; buka dhe drithërat 2.7% me një ndikim prej 0.3 për qind; mishi 2.3%, perimet 6.6%, që secila nëngrup ndikoi me 0.2 për qind; duhani 3.1%; shërbimet për transport 4.3%, ku kishte ngritje e çmimeve të biletave të transportit ajror, shërbimet hoteliere 2.1%, që secili nëngrup ndikoi me 0.1 përqind në IHÇK.

Kurse, rënie e çmimeve mund të vërehet te energjia elektrike, gazi dhe lëndët djegëse të tjera -5.4% me një ndikim prej -0.2 për qind; sheqeri, reçeli, mjalti, çokollata dhe ëmbëlsirat -7.3%; pajisjet audio-vizuele, fotografike për përpunimin e informative -4.7%, që secili nëngrup ndikoi me -0.1 për qind në IHÇK.

Back to top button