Çmimet e naftës në vendet e rajonit, ku qëndron Kosova?

 
Lufta mes Rusisë dhe Ukrainës ndikoi edhe në ekonomi, në rritjen e çmimeve, kryesisht të naftës.
Nga kjo rritje u prek edhe Kosova, aktualisht një litër naftë po arrin çmimin afër 1.58 deri në 1.60 euro.
Por si po qëndron rajoni me çmime të naftës konvertuar në euro?
Në Shqipëri një litër naftë aktualisht kushton 1.58, Në Mal të Zi një litër naftë kushton 1.45 euro, Serbia vijon me 1.52, kurse Maqedonia e Veriut me 1.49.
Ndërkohë rritje të çmimit të naftës ka edhe nëpër vende të ndryshme të botës, me çmim më të lartë prijnë Hong Kongu dhe Suedia me 2.14 përkatësisht 2.12 euro litra e naftës.
Kurse nëpër disa vende të botës çmimi i naftës është më lirë se vlera e 1 centi për litër. Për shembull në Iran një litër naftë kushton 0.009 euro, në Venezuelë 0.022 dhe në Libi 0.029/21Media

Back to top button