Çmimet e naftës rriten pas sulmit të Hamasit ndaj Izraelit

Çmimet e naftës janë rritur për shkak të shqetësimeve se situata në Izrael dhe Gaza mund të prishë prodhimin nga Lindja e Mesme.
Nafta e papërpunuar Brent, standardi ndërkombëtar, u rrit me 2.25 dollarë për fuçi në 86.83 dollarë, ndërsa çmimet në SHBA u rritën gjithashtu, raporton BBC pwrcjell portali rtv21.tv
Izraeli dhe territoret palestineze nuk janë prodhues të naftës, por rajoni i Lindjes së Mesme përbën pothuajse një të tretën e furnizimit global.
Sulmi i Hamasit ndaj Izraelit ishte përshkallëzimi më i madh midis dy palëve për dekada.
Të hënën, Izraeli urdhëroi gjigantin amerikan të naftës Chevron të ndalonte prodhimin në fushën e gazit natyror Tamar në brigjet veriore të vendit, e cila është brenda rrezes së raketave nga Rripi i Gazës.
Ministria e Energjisë e vendit, e cila ka mbyllur fushën gjatë periudhave të mëparshme të trazirave, tha se kishte karburant të mjaftueshëm nga burime të tjera për të përmbushur nevojat e Izraelit për energji.
Fusha më e madhe e gazit në det të Izraelit, Leviathan, vazhdon të funksionojë normalisht, tha Chevron./21Media