“Coca Cola” përkrah rininë kosovare

Për herë të parë organizohet programi për aftësimin e të rinjve për treg të punës, si dhe për vetëpunësim

“Mëso, zbato, vepro”, është motoja e programit “Coca-Cola përkrah Rininë”, që sot ka filluar në kryeqytet për fuqizimin e të rinjve të Kosovës.

Kjo kompani organizoi për herë të parë programin për aftësimin e të rinjve për treg të punës, si dhe për vetëpunësim.

Menaxherja për komunikim Coca-Cola HBC Kosova, Albena Pllana ka thënë se interesimi i të rinjve për t’u certifikuar në këtë projekt është shumë i madh.

“Interesimi i të rinjëve për këtë projekt ka qenë shumë i madh, kemi marrë një numër të madh të aplikantëve që e kanë shprehur dëshirën e madhe për t’u aftësuar sa më shumë dhe të kenë qasje në tregun e punës dhe të fillojnë një vetëpunësim të tyre. Ky trajnim do të zgjat 3 ditë dhe pas çdo trajnimi , pjesëmarrësit do të marrin çertifikatë që vërteton përfundimin e këtij trajnimi”, tha Pllana.

Trajnerja Shenaj Shala ka thënë se të gjithë pjesëmarrësit janë shumë të interesuar dhe motivuar për punë.

“Të gjithë kanë entuziazëm, të gjithë kanë interesim dhe janë të motivuar për punë, më merr mendja që kjo është që çka vlerësohet më tepër se sa një aftësi tjetër. Të gjithë janë entuziast , të gjithë presin me mësu dhe janë të hapur me thithë sa më shumë informata për me mujt me i përdor ato më vonë në të ardhmen e tyre”, tha Shala

Betim Llapashtica, pjesëmarrës në këtë trajnim ka thënë se trajnimi që ka filluar është mjaft i rëndësishëm.

“Pjesëmarrja në këtë trajnim është mjaft e rëndësishme, sepse mund ta shtoj më vonë edhe një CV, ku pastaj punëdhënësit do të bazohen edhe në këto trajnime të mëdha”, tha Llapashtica

Ndërsa, Rina Fusha ndjekëse e këtij trajnimi u bëri thirrje të gjithë të rinjve që të bëhen pjesë e projektit, që sipas është më e lehtë t’i qasen tregut të punës.

“Kjo është ligjërata ime e parë në projektin “Coca Cola përkrah rininë”, shoh që ka shumë të rinj të interesuar në këtë projekt dhe I ftoj të gjithë të rinjtë e Kosovës të marrin pjesë në projektin “Coca Cola përkrah rininë”, sepse është një mundësi shumë e mirë që t’i qasemi tregut të punës”, tha Fusha.

Programi “Coca-Cola përkrah Rininë” mbështetet nga Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale, Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Agjencia e Punësimit të Republikës së Kosovës, Oda Ekonomike Amerikane, ICK, Rrjeti CSR në Kosovë, Venture UP. Trajnimet do të zgjasin tri ditë, ndërsa në total do të kalojnë nëpër këtë program 300 të rinjë.

Pjesëmarrësit e programit janë të rinjtë e moshës nga 18-30 vjeç të cilët nuk punojnë dhe duan të ngritin kapacitetet e tyre për jetë dhe punë. Ata do të trajnohen në zhvillim të aftësive si menaxhimi i kohës dhe i projekteve, informata kthyese, se si të komunikohen përparësitë dhe arritjet në mënyrë efektive, komunikimi biznesor dhe etika në biznes etj.

Back to top button