Coel çmimin e fituar në ”Emmy Awards 2021” ia dedikoi të mbijetuarve të sulmeve seksuale

Aktorja dhe shkrimtarja 33-vjeçare, Michaela Coel mbajti një nga fjalimet më të paharrueshme në edicionin e 73 -të të ”Emmy Awards 2021”.
Coel fitoi çmimin ”Outlook Writing for a Television Limited Anthology Series” për serialin e saj të suksesshëm të ”I May Destroy You”.
33 vjeçarja, e cila luan personazhin kryesor, Arabella, mbajti një fjalim prekës në skenë, ndërsa çmimin që e fitoi ia dedikoi të mbijetuarve të sulmeve seksuale.
Aktorja ishte vetë një e mbijetuar e sulmit seksual, kështu përvojat e saj i shërbyen që t’i paraqiste edhe në ”I May Destroy You”.

Coel mundi për çmimin, Laura Donney (WandaVision), Scott Frank (The Queen’s Gambit), Chuck Hayward dhe Peter Cameron (WandaVision), Brad Ingelsby (Mare of Easttown) dhe Jac Schaeffer (WandaVision).

Ndryshe, Michaela Coel mbrëmjen e edicionit të 73-të të ”Emmy Award 2021”, u paraqit me një fustan të verdhë ndërsa kishte vendosur edhe disa aksesorë që i shkonin shumë me dukjen./21Media

Back to top button