Çohet jerm dhe bie nga ballkoni, humb jetën 13-vjeçari

Një 13 vjeçar humbi jetën pasi që ra aksidentalisht nga ballkoni i pallatit në Elbasan, Shqipëri.
“Rreth orës 05:15 të mëngjesit të sotëm, në lagjen “Emin Matraxhiu”, Elbasan, ka rënë aksidentalisht nga ballkoni i pallatit, 13-vjeçari A.M, i cili ka ndërruar jetë. Nga veprimet e para hetimore rezulton se 13 vjeçari kishte probleme me gjumin (vuante nga Somnambulizmi, të ecurit gjatë gjumit) dhe në momentin e rënies nga ballkoni 13 vjeçari ka qenë vetëm në banesë”, njoftoi policia.
Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijon punën për ndriçimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Back to top button