Çollaku kujton 10 vjetorin e Marrëveshjes së Brukselit: Synimi ishte njohja reciproke

Ish ministri për Integrime, Bekim Çollaku rikujtoi dhjetë vjetorin e nënshkrimit të Marrëveshjes së Brukselit mes Kosovës dhe Serbisë.
Përmes një postimi në Twitter Çollaku thotë se synimi fillestar i kësaj marrëveshje ishte njohja recipoke.
“Sot shënohet 10 vjetori i Marrëveshjes së Brukselit. Ndoshta disa e kanë harruar, por qëllimi fillestar ishte përdorimi i kësaj marrëveshjeje si një hap për një marrëveshje përfundimtare të bazuar në njohjen reciproke. Në vend të kësaj, ne vazhdojmë të humbim kohë duke pretenduar si udhëheqje dhe pretendojmë përparim.”, shkroi Çollaku.
Sot bëhen dhjetë vjet nga nënshkrimi i marrëveshjes së parë mes Kosovës dhe Serbisë, në Bruksel. Hashim Thaçi, atëherë kryeministër i Kosovës, dhe Ivica Daçiq i Serbisë, hodhën firmën në marrëveshjen 15 pikëshe, me qëllim të normalizimit të marrëdhënieve mes të dy vendeve.
Marrëveshja e 19 prillit, ndër të tjera përmban pika që flasin për Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe dhe shpërbërjen e strukturave paralele në veri./21Media