FSK-ja publikon pamje të operacionit në Liqenin e Badovcit ku u gjet një trup i pajetë

Një trup i pajetë është gjetur sot në Liqenin e Badovcit.

Siç njofton Forca e Sigurisë së Kosovës në një postim në Facebook FSK ka marr të gjitha masat dhe ka angazhuar ekipet në Operacion e kërkimit të personit të zhdukur me inicialet G.G, dhe ka arritur që pas disa orësh kërkimi në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, të gjejnë trupin e pajetë në zonën e liqenit të Badovcit.

Pas evakuimit të viktimës trupi i pajetë është dorëzuar Policisë së Kosovës dhe ekipit të forenzikës për procedurat e mëtejme.

Gjetjen e trupit të pajetë paraprakisht e konfirmoi edhe zëdhënësja e policisë për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

12: 49- Gjendet një trup i pajetë në Liqenin e Badovcit, dyshohet se është personi që u raportua i zhdukur para dy ditësh

Një trup i pajetë është gjetur sot në Liqenin e Badovcit. Siç konfirmoi zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti dyshohet se bëhet fjalë për një burrë, i cili është raportuar i zhdukur më 17 prill.

Ajo tha se vdekjen e tij e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendngjarje.

“Sot rreth orës 11:30, nga ekipi i kërkimit i përbërë nga njësite policore dhe të FSK-së, në liqenin e Badovcit është gjetur një trup i pajetë. Bazuar në të dhënat fillestare dyshohet se bëhet fjalë për personin mashkull G.G, i cili nga familjarët është raportuar i zhdukur më datën 17 prill 2023, në stacionin e Lipjanit.”, tha Ahmeti./21Media

Back to top button