Çollaku: Kurti do të jetë i detyruar ta pranojë Asociacionin për hatër të Kosovës

(Lajm i përditësuar)

Bekim Çollaku nga PDK konsideron se marrëveshja për Asociacionin është detyrim si nga ana e Kosovës ashtu edhe nga ana e Serbisë. Sipas tij, ka mekanizma mbrojtës që të mos arrihet në asnjë rrethanë të themelohet një Asociacion me kompetenca ekzekutive. Andaj ai u shpreh se nuk duhet të humbur kohë, dhe sipas tij Kryeministri Kurti duhet ta pranojë një gjë të tillë për hatër të Kosovës.
“Ne e kemi thënë shpesh herë se të gjitha marrëveshjet e arritura duke përfshirë marrëveshje për themelimin e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe janë detyrim për zbatim si nga ana e Kosovës ashtu edhe nga ana e Serbisë. Draft statusi do të duhej të shkruhej e të hartohej nga ekipi menaxheres ashtu siç parasheh marrëveshja e vitit 2015 e parimeve për themelimin e Asociacionit. Deri tash nuk ka pasur vullnet që te hartohet një draft status i tillë sepse përfaqësuesit e komunave veriore që janë pjesë e ekipit menaxheres ne e dimë së dirigjohen nga Serbia dhe Serbia nuk që ata të hartojnë një draft status i cili nuk do të ketë kompetenca ekzekutive mirëpo në Kosovë është e pamundur që një Asociacioni tillë të ketë çfarëdo kompetence ekzekutive dhe një gjë të tillë veç se e ka konfirmuar vendimi i Gjykatës Kushtetuese të Republikës se Kosovës. Pra ne në atë periudhë kur kemi negociuar një gjë të tillë jemi kujdesur që te ketë mekanizma mbrojtës që ne asnjë rrethanë të formohet një pushtet i tretë në Kosovë. Prandaj do te mbetet iluzion dhe përpjekje e kot i Serbisë të krijohet një Asociacion me kompetenca ekzekutive”, tha ai për RTV21.
Ai shtoi se Qeveri edhe Kryeministri Kurti do të jetë i detyruar që për hir që te shtetit të Kosovës, ta pranojë një gjë të tillë sepse është edhe detyrim ndërkombëtar.
“Mirëpo themelimi i një Asociacionit sipas vendimit të Gjykatës Kushtetuese është detyrë e Kosovës dhe obligim që po kërkohet të zbatohet edhe nga SHBA dhe BE. Prandaj nuk duhet te humbur kohë në këtë aspekt, sepse unë mendoj që edhe kjo Qeveri edhe Kryeministri Kurti pavarësisht që ka ardhur në pushtet në masë të madhe duke kundërshtuar çdo gjë që është lidhur me dialogun dhe në mënyrë të veçantë me Asociacionin, do të jetë i detyruar që për hir që te shtetit të Kosovës, ta pranojë një gjë të tillë sepse është edhe detyrim ndërkombëtar përveç se është detyrim vendor”, tha ai.

 
Çollaku për vizat: S’kemi faj pse BE ka vendosur të na diskriminojë në mënyrë klasike
Ish-ministri i Integrimeve Evropiane, Bekim Çollaku ka folur edhe për çështjen e liberalizimit të vizave. Ai në një intervistë për “21Drejtpërdrejt” në RTV21 u shpreh se Kosova nuk ka faj pse BE-ja e ka diskuriminuar siç thotë ai në “mënyrë klasike”.
Gjatë intervistës Çollaku kujtoi kohën kur ishte në detyrë e festuan me shampanjë, ani pse liberalizimi nuk kishte ndodhur.
“Qytetarët kanë nevojë për pamje të tilla, qytetarët e Kosovës kanë nevojë për festa më shumë se për çdo gjë tjetër. Lëvizja nuk ndodhur jo për fajin e Kosovës. Edhe po ta pyetni Albin Kurtin dhe partinë në pushtet, ata jau konfirmojnë se Kosova i ka përmbushur të gjitha obligimet e veta që në vitin 2016 kur Komisioni Evropian e ka dhënë rekomandimin. Mirëpo, Kosova nuk mundet me marrë vendimin në emër të BE-së. Ne nuk kemi faj pse BE ka vendosur të na diskriminojë në mënyrë klasike”, tha ai.

A është për PDK-ja që të shtyhet afati për targat? 
Partia Demokratike e Kosovës (PDK) është pro propozimit që të shtyhet afati për targat. Kështu tha Bekim Çollaku nga kjo parti.
“Mendoj që në një moment të tillë, kur ne po flasim për mundësinë e arritjes së një marrëveshje përfundimtare, ne e kemi të pashmangshme dhe të domosdoshme t’i dëgjojmë këshillat e mira të partnerëve tanë ndërkombëtarë në këtë rast në mënyrë të veçantë të partnerëve të SHBA-së. Prandaj nëse do të ketë shtyrje sëpaku nga perspektiva e PDK-së një gjë e tillë do të mirëkuptohej”, tha Çollaku në një intervistë për “21Drejtpërdrejt në RTV21.

 
PDK: Marrëveshja përfundimtare me Serbinë do të duhet të ndodh sa më parë
Bekim Çollaku nga PDK vlerëson se marrëveshja përfundimtare me Serbinë do të duhet të ndodh sa më parë, ai shtoi se kjo marrëveshje veç së është vonuar. Dhe sipas tij, institucioneve tona shtetërore duhet bëjnë detyrat që marrëveshja të në interesat e Kosovës.
“Po unë jam në favor të një marrëveshje për dje por nuk ka ndodh dje, po jam të një marrëveshje që të arrihet edhe nesër që të mos pritet fare dhjetori. Dhe për tu arritur një marrëveshje mjafton të këtë vullnet, guxim, politik dhe lidership sepse është në interesin e Kosovës që të këtë marrëveshje përfundimtare. Prandaj le anash afatet kohore që mund të vijnë nga ndërkombëtarët, unë mendoj që duhet të jetë imperativë i vetë institucioneve tona shtetërore që te bëjnë detyrat e tyre në mënyrë që marrëveshja të arrihet sa më parë, pra një marrëveshje e pranueshme që është në interesat e Kosovës dhe që i heq pengesat e rrugëtimit të Kosovës drejt integrimit të strukturave euroatlantike, si në BE dhe në NATO dhe që le derën hapur te Kombeve te Bashkuara”, tha ai.

 
Çollaku: PDK s’mund të bëhet pjesë e diskutimeve që janë tema të dialogut teknik
Bekim Çollaku nga PDK-ja në një intervistë për “21Drejtpërdrejt” në RTV21 tregoi pse kreu i kësaj partie, Memli Krasniqi nuk i shkoi në takim kryeministrit, Albin Kurti.
“Arsyeja e vetme pse PDK-ja nuk merr pjesë në takimin e ftuar nga kryeministri Kurti, është sepse ftesës së kryeministrit i ka munguar çështja e diskutimit dhe një agjendë e mirëfilltë se çka do të diskutohet. Nuk mjafton të ftohet një parti opozitare në këtë rast se partia më e madhe opozitare duke thënë “hajde se do të flasim për procesine dialogut”. PDK nuk mund të bëhet pjesë e diskutimeve që janë tema të dialogut teknik, siç është çështja e targave të makinave apo çështja e implementimit të marrëveshjes së energjisë”, tha ai duke shtuar se PDK-ja është e interesuar në një proces ku do të diskutohet për një marrëveshje përfundimtare.
Ai tha që PDK do të jetë në tavolinë vetëm atëherë kur të ftohet për të diskutuar për marrëveshje përfundimtare./21Media

Back to top button