Çollaku: Mogherini nuk favorizon Serbinë

I ftuar në emisionin Argument Plus në RTV21, ishte shefi i stafit të presidentit, Bekim Çollaku

Deklarimet e përfaqësueses së Lartë të Bashkimit Evropian, Federica Mogherini kundër taksës 100% për produktet e Serbisë dhe Bosnje e Hercegovinës hapën dyshime se Mogherini po përkrah Serbinë në procesin e dialogut me Kosovën.

Çollaku deklaroi se në takimet zyrtare, formale dhe joformale asnjëherë nuk është vërejtur një nuancë njëanshmërie, shkruan rtv21.tv.

“Ndërmjetësuesja luan rolin neutral, dhe të dyja palët kanë një çasje të barabartë në këtë proces dhe asnjëra palë nuk mund të imponojë asnjë gjë në mënyrë të njëanshme”, deklaroi Çollaku.

Sipas tij mund të ketë hamendësime e opinione të ndryshme, mirëpo procesi deri tani është udhëhequr në mënyrë profesionale e të paanshme.

“Nuk ka agjenda të fshehura të Bashkimit Evropian kundrejt Kosovës apo favorizime kundrejt Serbisë“, përfundon Çollaku./21Media

 

Back to top button