“Kryeministri nuk ka nevojë të konsultohet me presidentin, ne e përkrahim atë”

I ftuar në emisionin Argument Plus në RTV21, ishte shefi i stafit të presidentit, Bekim Çollaku

Lidhur me vendimin e taksës kundër Serbisë dhe Bosnjës që kryeministri Ramush Haradinaj, e ka ndërmarrë pa u konsultuar me presidentin Hashim Thaçi, shefi i stafit të presidentit, Bekim Çollaku deklaroi se asnjë vendim që është në kuadër të mandatit të Qeverisë së Republikës së Kosovës, nuk ka nevojë të konsultohet me presidentin, shkruan rtv21.tv.

Sipas tij vendime të kësaj natyre do të ishte mirë të konsultoheshin, mirëpo kjo nuk është e domosdoshme, andaj kryeministri së bashku me kabinetin e tij kanë bërë detyrën e tyre, dhe presidenca është plotësisht në mbështetje të këtyre vendimeve autonome.

Sipas Çollakut me këtë vendim Kosova është dëmtuar në aspektin ndërkombëtar, pasi kemi marrë kritika nga SHBA e BE, andaj duhet të jemi të kujdesshëm sa larg shkojmë me vendime të tilla./21Media

Back to top button