Çollaku: Pala kosovare të jenë të kujdesshëm, jo t’i shmangen dialogut
Kosova dhe Serbia i janë rikthyer bisedimeve në Bruksel, ditën e sotme përfaqësuesi special i BE-së për dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak takoi dy delegacionet e nivelit të ekspertëve ndaras.
Profesori universitar, Fatmir Çollaku tregoi se cila duhet të jetë vija e kuqe për delegacionin e Kosovës.
“Vija kuqe për delegacionin e Kosovës do duhej të ishte, asociacioni detyrimisht do të ndodhë por, jo në kompetenca ekzekutive, në këtë rast do të kishim një legjitimitet ndërkombëtar edhe një bosnizim për të cilin është folur shumë herë. Pala kosovare do të duhet të jenë shumë të kujdesshëm, por jo t’i shmangen dialogut, jo të bojkotojnë dialogun”, tha Çollaku./21Media