Conor McGregor bëhet baba për herë të 3-të

 

Ylli i arteve marciale, Conor McGregor është bërë baba për herë të tretë, me të fejuarën Dee Devlin.

McGregor, ishte ai që e bëri të ditur këtë lajm, përmes një postimi në Instagram, ku shkroi, “Klani McGregor është bërë tani një familje prej 5 anëtarësh. Një djal i shëndetshëm erdhi në jetë. Bebja dhe Gruaja e Mrekullive janë mirë. Zot, të falënderoj për gjithçka që më ke dhënë mua dhe familjes sime, në këtë botë. Djali im, Rian McGregor”.

Gjatë një fjalimi të mërkurën, McGregor, u tha fansave në rrjete sociale se Devlin, pritej të lindte këtë javë.

Këtë muaj, ata bënë një festë për ditëlindjen e 4 të Conor Jr./21Media

Back to top button