Conte e befason Perezin, këta janë lojtarët që ia kërkon për ta pranuar rolin e trajnerit në “Santiago Bernabeu”

 

Shumë emra janë duke u lidhur me stolin e Real Madridit pas lamtumirës së Zinedine Zidane si Raul, Xabi Alonso, Pochettino dhe gjithashtu Antonio Conte.

Trajneri italian, i cili së fundi u shpall kampion italian me Interin është një dëshirë e vjetër e presidentit Florentino Perez, i cili e kishte kërkuar në të kaluarën e afërt.

Pas arritjes së Alaba me kosto zero, “Corriere dello Sport” foli për dy goditje të mëdha të mundshme nga Real Madridi për të plotësuar kërkesat e Contes. Njëra është N’Golo Kanté, kampion i ri evropian me Chelsean, kurse tjetra është Romelu Lukaku, sulmuesi i Interit, i cili shpërtheu nën urdhrat e Contes në “Giuseppe Meazza”.

Këto dy goditje do të ishin shumë të kushtueshme për Perezin pasi që të dy lojtarët vlerësohen mes shifrave 80-100 milionë euro dhe të shpenzohen rreth 200 milionë euro në kohë pandemie duket një mision mjaft kompleks për gjigantin spanjoll.

Back to top button