Conte e nis me fitore aventurën te Tottenham

Skuadra londineze Tottenham Hotspur ka shënuar fitore sot me rezultat të ngushtë 3:2 në ndeshjen kundër skuadrës së Vitesses, e vlefshme kjo për xhiron e katërt të fazës së grupeve në Ligën e Konferencës.
Kjo ishte ndeshja e parë e Tottenham në krye me trajnerin Antonio Conte, ku ky i fundit e nis aventurën te “Gjelat” me fitore.
Fillimisht, ishte sulmuesi Son Heung-Min i cili kaloi Tottenham në epërsi, duke shënuar në minutën e 15’ për 1:0. Epërsinë për vendasit e dyfishoi braziliani Lucas Moura, ku shënon në minutën e 22’ për 2:0.
Pjesa e parë vazhdoi me këtë intensitet të lartë, ku Rasmussen shënon autogol në minutën e 28’ duke thelluar epërsinë e Tottenham në 3:0.
Katër minuta më vonë, ishte përsëri Rasmussen që shënon gol, por kësaj radhe për skuadrën e tij në minutën e 32’ të ndeshjes, ku shënon për 3:1.
Mesfushori sllovak Matus Bero shënon golin e dytë për Vitesse, i cili shënon në minutën e 39’ për 3:2, njëkohësisht golin e fundit për këtë ndeshje.
Rezultati final i ndeshjes është 3:2 në favor të Tottenham, ku trajneri Antonio Conte e nis me fitore aventurën te skuadra angleze.

Back to top button