Përfundon ndeshja, Marseille dhe Lazio ndajnë pikët në “Velodrome”

Ka përfunduar ndeshja mes skuadrës franceze Marseille dhe Lazios, ku pas 90’ minutave lojë të zhvilluar nuk ka fitues.
Ndeshja e sotme ishte e vlefshme për xhiron e katërt të fazës së grupeve në Ligën e Evropës.
Fillimisht, ishte skuadra nikoqire ajo e cila kaloi në epërsi e para përmes golit të sulmuesit Arkadiusz Milik, i cili shënon në minutën e 33’ nga pika e bardhë.
Golin e barazimit për Lazion dhe të fundit në pjesën e parë e shënoi sulmuesi anësorë Felipe Anderson, i cili shënon në minutën e 45’+7 shtesë.
Pjesën e dytë e filloi më mirë skuadra italiane, ku sulmuesi Ciro Immobile shënon në minutën e 49’ për ta dërguar Lazion në epërsi për herë të parë në këtë ndeshje.
Golin e barazimit për Marseille e shënoi sulmuesi Dimitri Payet, i cili ia siguroi një pikë të vlefshme skuadrës së tij.
Me pikët e reja, Lazio zë vendin e dytë në tabelë me gjithsej pesë pikë, një më shumë se Marseille që pozicionohet në vendin e tretë.
Rezultati përfundimtar i ndeshjes mes Marseille dhe Lazio është i barabartë 2:2.

Back to top button