Conte: Ne nuk humbëm ndaj United, por ndaj Ronaldos

Antonio Conte mbetet i kujdesshëm ndaj “kërcënimit” që paraqet Cristiano Ronaldo, me trajnerin e Tottenhamit duke theksuar se “ne humbëm ndaj tij, jo United sezonin e kaluar”.
Pesë herë fituesi i Topit të Artë bëri më të mirën e tij atë ditë, me një tjetër top ndeshjeje të shtuar në koleksionin e tij pasi frymëzoi Manchester United për një fitore 3-2.
“Sezonin e kaluar ai shënoi një hat-trick kundër nesh. Po flasim për një lojtar të jashtëzakonshëm, një top lojtar. Po flasim për një lojtar që vazhdon të bëjë diferencën për ekipin në të cilin luan. Kam shumë admirim për Cristianon, për profesionalizmin e tij, por shpresoj që ai të qëndrojë i qetë, jo si sezonin e kaluar, kur shënoi tre gola. Ne humbëm 3-2, por humbëm ndaj tij, jo ndaj United sezonin e kaluar. E mbaj mend shumë mirë këtë, sepse bëmë një lojë shumë të mirë”, tha Conte.
Ronaldo hapi rezultatin kundër Spurs me një rrufe prej 25 metrash, përpara se të kthente Unitedin përpara pas një penalltie të Harry Kane dhe të përfundonte het-trikun e tij me një goditje me kokë./21Media

Back to top button