“Contour Global” heq dorë nga ndërtimi i termocentralit “Kosova e Re”

Kompania konfirmoi se nuk do të zhvillojë më projekte me qymyr

Kompania “Contour Global” është tërhequr nga plani për ndërtimin e termocentralit “Kosova e Re”, projekt ky i planifikuar të nisë këtë vit dhe të mbyllet në vitin 2023.

“Reuters”, duke cituar kompaninë, shkruan se arsyeje për tërheqjen e kompanisë janë ndryshimet politike në Kosovë si dhe planet e “Contour Global” që të mos ndërtojë projekte me qymyr.

Lëvizja Vetëvendosje atëkohë në opozitë, që në kohën kur është nënshkruar marrëveshja komerciale me këtë kompani për ndërtimin e termocentralit të ri ka kundërshtuar këtë projekt duke organizuar edhe tryeza. Tashmë që Vetëvendosje është në pushtet dhe udhëheq me vendin, “Contour Global” e sheh të pamundur bashkëpunimin me njerëzit që ishin kundër projektit.

“Contour Global” konfirmoi se nuk do të zhvillojë më projekte me qymyr.

Ndryshe, termocentrali “Kosova e Re” me kapacitet 500 megavat do të kushtonte 1.3 miliardë euro. Ndërtimi i saj është kundërshtuar fuqishëm nga shoqëria civile.

Back to top button