COVID-19: 142 raste të reja, 201 të shëruar e 8 të vdekur

Zemaj: Po i zgjerojmë kapacitetet testuese edhe në 6 qendrat rajonale të IKSHP-së  e brenda dxcites mund t ‘i testojmë 3500 qytetarë.-Ramadani: Mund të hapen shkollat për klasën e parë deri në të pestën.-Krasniqi: Kemi nënshkruar edhe një kontratë për furnizim me oksigjen

Tetë të vdekur, 142 raste të reja të infektimit dhe 201 të shëruar, është bilanci i 24 orëve të fundit me Covid-19 në vendin tonë.
Me tetë rastet e fundit të vdekjes, numri i përgjithshëm i viktimave të këtij virusi ka arritur në 381 persona.
Megjithatë, Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, drejtori i Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik Naser Ramadani  dhe u.d i drejtorit të Shërbimit Spitalor Klinik Universitar, Valbon Krasniqi, gjatë raportimit në komisionin parlamentar për Shëndetësi, thanë se situata po shkon drejt një përmirësimi të lehtë./21Media

Back to top button