COVID-19: Asnjë i vdekur, 66 raste të reja dhe 141 të shëruar

Hoti: Kosova ka arritur ta vë në krontroll pandeminë Covid 19.-Hoti: Jemi duke për bërë përgatitjet në rast të një vale të re në vjeshtë.-Zemaj: Jemi në fazë kur mund të marrim  frymë lirshëm por  duhet të bëjmë riorganizime shtesë.-Krasniqi: Kemi arritur të menaxhojmë me sukses pandeminë

Asnjë i vdekur nga Koronavirusi në vendin tonë në 24 orë.
Edhe numri i të shëruarve është shumë më i lartë se i të infektuarve. Janë 141 të shëruar kundrejt 66 të infektuarve në 24 orë.
Ky bilanc jep shpresë se vendi po shkon përfundimisht drejt një stabilizimi të situatës së pandemisë Covid-19.
Gjatë vizitës në Qendrën Klinike Universitare,  kryeministri Avdullah Hoti,  tha se  Kosova ka arritur ta vë nën  kontroll pandeminë Covid-19, ndërsa theksoi se janë duke u bërë të gjitha përgatitjet e duhura në rast të një vale të dytë të virusit  korona në vjeshtë.(Teksti-Valmire HOTI, kamera- Alban ISMAJLI)/21Media

*T

Back to top button