COVID-19: Dy të shtruar në Infektivë, njëri me dy vaksina

Në Klinikën Infektive të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, po trajtohen dy pacientë, si pasojë e infektimit me COVID-19.
Lajmin për rtv21.tv e bëri të ditur drejtori i kësaj klinike, Arben Vishaj.
Ai tregoi se të dy pacientët janë në oksigjeno-terapi.
Tutje, Vishaj tha se njëri nga pacientët që po trajtohet në këtë klinikë, është i vaksinuar me të dy dozat Pfizer.
Shërbimi Spitalor Klinik Universitar i Kosovës sot njoftoi se në spitalet e vendit tonë po trajtohen 5 pacientë të konfirmuar me COVID-19 dhe 20 të tjerë me post-COVID.
Në Kosovë janë 740 raste aktive me COVID-19. Nga 5 mijë e 561 testime të kryera të mërkurën, 107 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin./21Media

Back to top button