Covid-19, FSK-ja vë në dispozicion “Batalionin e Mjekësisë”

 

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj,  pas takimit me ministrin e FSK-së, Anton Quni, ka njoftuar se FSK-ja është në gatishmëri dhe ka kapacitete mjekësore e logjistike për të ndihmuar në menaxhimin e situatës së pandemisë COVID-19.

Ndërsa ka thënë se aktualisht është vënë në gjendje gatishmërie edhe “Batalioni i Mjekësisë” në kuadër të FSK-së.

I sqarova se Ministria e Shëndetësisë do të përkrah FSK-në me pajisje përkatëse mjekësore dhe në fuqizimin e personelit mjekësor. Me vajzat dhe djemtë e FSK-së dhe të gjithë qytetarët do ta mposhtim virusin“, shkroi Zemaj në Facebook. /21Media

Back to top button